Pak minuta pasi Thaçi e bëri për ‘pesë pare’ Vuçiqin në Munih, kjo ndodhi në Beograd

Ka nisur sonte para Fakulteti Filozofik në Beograd protesta e njëmbëdhjetë “Një nga pesë milionë”. Avokati Bozo Preleviq dhe përfaqësuesi i Shoqatës për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë dhe Ligjshmërisë, Savo Manojloviq, pritet t’iu drejtohen protestuesve, pas së cilës vazhdon marshimi në rrugët qendrore të qytetit.

Para Fakultetit Filozofik janë vendosur rreth 20 kuti, në të cilat qytetarët vendosin letrat e nënshkruara “Marrëveshja me popullin”. Ajo është nënshkruar nga përfaqësuesit e 34 organizatave politike të opozitës, të cilat thonë se me këtë nënshkrim e garantojnë zbatimin e saj.

Protesta e parë kundër dhunës “Stop këmishëve të përgjakura” u mbajt në Krushevc më 30 nëntor 2018, për shkak të sulmit ndaj njërit prej themeluesve të Aleancës për Serbinë, Borko Stefanoviq dhe dy aktivistë të tjerë në atë qytet. Ndryshe, që nga data 8 dhjetor 2018, organizohen protesta çdo të shtunë në Beograd.