Daçiq sulmon ambasadoren Vlora Çitaku

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, është munduar që të arsyetojë debaklin që ka pësuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përballë ambasadores së Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut.Ai ka thënë se nëse Vlora Çitaku e ka fituar përballjen në Këshill të Sigurimit, atëherë pse po kërkohet që të rrallohen seancat për Kosovën.

Daçiq pretendon se pas asaj seance, SHBA-të kanë drejtuar kërkesa në drejtim të Prishtinës për heqjen e taksës.“Nuk varet nga ne se sa seanca do të jenë, një gjë e tillë përcaktohet nga Sekretari i përgjithshëm. Për ne është me rëndësi që këtë vit do të jenë tre seanca, dhe vitin e ardhshëm dy. Pas fjalës sonë në seancën Këshillin e Sigurimit të OKB-së, SHBA’të filluan presionin ndaj Kosovës për heqjen e taksës. Pra një gjë të tillë nuk e kanë kërkuar vetëm Rusia dhe Kina”, ka thënë Dacic në emisionin e mëngjesit në televizionin N1, transmeton Gazeta Express.Ndërkohë debaklin e pësuar përballë ambasadores Çitaku është munduar ta relativizojë duke thënë se në Këshillin e Sigurimit, përpara tij shkruan Serbia, ndërsa përpara saj shkruan Vlora Çitaku.

” Serbia, shkruan para meje, ndërsa para saj, Vlora Çitaku”, ka thënë ministri serb.Në këtë diskutim në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në favor të Kosovën kishin folur edhe fuqitë e mëdha.Deklarata e ambasadores së Britanisë së Madhe, se Kosova ka te drejtë të ketë ushtrinë e saj, ka nxitur reagime të shumta në Serbi e Rusi./GazetaExpress/