Kryeministri thotë se nuk ka shenja që do të tradhtohen nga Veseli

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë është deklaruar për media.Haradinaj ka thënë se vendimi për taksën është legjitim, duke kujtuar se një ditë më parë i ka dërguar letra ambasadorëve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

“Vendimi për taksën është vendim legjitim, kemi dërguar dje disa letra që i keni pa, ai është pozicioni dhe qëndrimi im për taksën”, ka thënë kryeministri raporton lajmi.net.I pyetur se a ndjehet i frikësuar se i pari i PDK-së, Kadri Veseli do ta tradhtojë koalicionin, Haradinaj ka thënë se ende nuk e ka parë ndonjë reflektim nëse ka tradhti.

“Unë i kam parë dokumentet me propozimet e caktuara të Veseli, por ajo që iu kam shkruar në letër QUINTIT dhe BE-së është qëndrim zyrtar i imi”, ka theksuar Haradinaj.