Ja si i kundërpërgjigjet Haradinaj Thaçit për metaforën e borës!

“Bora do të shkrihet dikur”, ishte përgjigja që kryeministri Ramush Haradinaj dha para disa ditësh kur u pyet nëse do të hiqet taksa apo do të rrezohet Qeveria.

E si kundër përgjigje, Thaçi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “bora ka zënë të shkrihet shpejt…, uroj të mos bëhet skllotë”.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i këshilltarit të kryeministrit, Halil Matoshi. Ai në Facebook, ka publikuar një poezi të Ndre Mjedës, si kundërpërgjigje për Thaçin.

Dimni po shkon,
Bylbyl i vorfen
Pse po gjemon?
Pushoi murrlani
Me duhie t’vet’
Bylbyl i vorfen
Çou, mos rri shkret’
(Ndre Mjeda)