Kujdes! As mos nisni për në Brezovicë, kjo po paralajmërohet të ndodh atje

lir Morina, Kryeshef i Agjencisë së Mbrotjes së Mjedisit i ka thënë mediave që qendra do të bllokohet për dy ditët e ardhshme përveq tjerave për shkak të rrezikut të orteqeve tjera.

“Kam ftuar edhe këshilltarin kryesor të kryeministrit i cili ka qenë i angazhuar gjatë gjithë ditës që të që të vjen FSK-ja, njësiti i veçantë për shkrepjen ose inicimin e largimit një forme të mundshme të ortekut më poshtë qendrës, për arsye se ka shumë gjasa të shpërthej dhe të rrëshqas”, tha Morina

Kjo erdhi edhe pas vdekjes tragjike të Arian Dacit, zëvendësministrit të Diasporës në një ortek bore sot në Brezovicë.Daci mbante pozitën e zëvendësministrit të Diasporës në Qeverinë Haradinaj. Po ashtu, ai është djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.