Selimi: Maxhuni u emërua shef i AKI-së në vend se të shkarkohej

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme i ka numëruar disa nga ato që i quan dështime të institucioneve të sigurisë në Kosovë. Përmes një konference për media deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi përmendi dështimet duke filluar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, AKI-në, e Inspektoriatin Policor. Selimi u shpreh se në mandatin e kësaj qeverie, kanë ndodhur skandale më shumë se në çdo mandat tjetër. Ai nuk e ka lënë pa e përmendur ndërrimin e ministrave në ministrinë e Punëve të Brendshme, derisa si ngjarjen kryesore në fushën e sigurisë e ka konsideruar deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Selimi: Në MPB është krijuar kolaps-“Kur flasim për ministrinë e Punëve të Brendshme nuk mund të mos e përmendim faktin se gjatë këtij viti ka ndodhur edhe ndryshimi aq i shpesh i ministrave sa që asnjëri prej ministrave edhe sikur të donte nuk do të mund të ushtronte detyrën e tij. Pra janë ndryshuar ministrat dhe kjo ka krijuar pasoj në mos menaxhimin ose në kolaps total të menaxhimit të këtij institucioni nga ana e përfaqësuesit politik në këtë rast nga ana e ministrit”, ka shtuar Selimi. Selimi duke folur për sigurinë në vend i përmendi edhe skandalet që kanë ndodhur në institucionin e inteligjencës në Kosovës.

Selimi: Në AKI kanë ndodhur zhvillime që e kanë lënduar atë-“Në AKI kanë ndodhur zhvillime të cilat e kanë lënduar këtë institucion, e kanë lënduar jo vetëm imazhin por edhe funksionimin e këtij institucioni. Opinioni tashmë e di që në krye të këtij institucioni ka ardhur një individ, një person i cili paraprakisht do të duhej të shkarkohej apo të suspendohej nga detyra e tij e mëparshme në Policinë e Kosovës për skandalet në krye të të cilave ka qenë ky person dhe tash udhëheqë me AKI-në. Brenda këtij institucioni ka ndodhur edhe një vrasje e cila nuk do të duhej të mbetej enigmatike dhe nuk do të duhej të mbetej e mbuluar dhe e fshehur sepse kjo nuk ka të bëjë me punën e AKI-së, por ka të bëjë me një vepër penale”, ka deklaruar ai. Ai përmendi edhe skandalet e Inspektoratit të Policisë. Selimi: Në inspektorati n e Policisë mund të numërojmë dështimet-“Do të donim t’i numëronim sukseset e këtij institucioni por për fat të keq ne duhet t’i numërojmë dështimet e këtij institucioni, po ashtu ngjashëm edhe me emërimin e AKI-së edhe në krye të këtij institucioni është emëruar një person i cili është kapur në shkelje të ligjit gjatë rekrutimit të oficerëve të këtij institucioni dhe në vend që të suspendohej siç është suspenduar bashkkryesi i kësaj vepre, është emëruar në kryeje të këtij institucioni me ndërhyrje nga jashtë, krejt para politike”, u shpreh Selimi.

Përveç çështjeve të sigurisë në vend, Selimi ka përsëritur se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket dialogut me shtetin serb. Selimi: Vazhdojmë me qëndrime të njëjta për raportin me Serbinë-“Ne do të vazhdojmë të mbesim në konstatime të njëjta që raporti i Kosovës me Serbinë, çoftë edhe me bisedimet do të duhej të ndryshoj dhe nuk mund të vazhdojmë në këtë formë siç kanë vazhduar deri më tash qeveritë e kaluara. Prandaj janë bërë të ditur katër hapat që Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur deri tek raporti me Serbinë dhe ata katër hapa duhet të kalohen. Lëvizja Vetëvendosje mbetet në përputhje me interesat qytetarëve të Kosovës, në interesat tona të përbashkëta me partnerët tanë strategjik dhe kemi bërë mirë që kemi zgjedhur atë çfarë duhet”, ka shtuar ai. Arritje të vetme brenda kësaj periudhe të qeverisë Haradinaj, Selimi përmendi miratimin e projektligjeve për ushtrinë.

*** Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media i ka shpalosur ato që i quan dështime të institucioneve të sigurisë në Kosovës. Deputeti Rexhep Selimi tha se institucionet kanë kaluar në situata të vështira dhe në më shumë se çdo mandat tjetër qeverisës në këtë mandat kanë ndodhur shumë skandale. Ai si ngjarjen më të rëndësishme në këtë aspekt e përmendi deportimin e gjashtë shtetasve turq, i cili sipas tij ka ndodhur në mënyrë jo të ligjshme. Selimi tha se punën e Ministrisë së Brendshme e ka vështirësuar edhe ndërrimi i shpeshtë i ministrave. Kurse, duke folur për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës Selimi tha se në këtë vit në këtë institucion kanë ndodhur zhvillime që e kanë dëmtuar. Në AKI kanë ndodhur zhvillime që e kanë dëmtuar këtë institucione në krye të këtij institucioni ka ardhur një person i cili duhej të shkarkohej, derisa brenda këtij institucioni të lartë të sigurisë ka ndodhur edhe një vrasje”, ka shtuar Selimi. Sipas tij, Policia ka dështuar të ofrojë siguri për mbrojtjen e viktimave të dhunës, si dhe ka dështuar në sigurinë në trafik. Selimi po ashtu shpreh se qeveria ka dështuar ti ofroj dy ligje të rëndësishme atë të pensionimit të mëhershëm të policëve dhe ligjin për shpëtim dhe zjarrfikëse Përveç çështjeve të lartcekura për sigurinë në vend, Selimi ka përsëritur se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket dialogut me shtetin serb.

*** Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një konferencë për media ka përmendur dështimet në institucionet e sigurisë duke përmendur deportimin e gjashtë shtetasve turq, skandalet në AKI e ndryshimin e ministrave në MPB.Selimi ka filluar duke përmendur deportimin e gjashtë shtetasve turq ditën e 29 marsit. “Ngjarja kryesore që është skandal është ajo me deportimin e gjashtë shtetasve turq, në mënyrë jo të ligjshme dhe jo kushtetuese dhe jo profesionale”, është deklaruar deputeti i VV’së, duke shtuar se grupi hetimor paralamentar është në fazë përfundimtare të hartimit të raportit. “Kur flasim për Ministrinë e Punëve të Brendshme që ka ndodhur ndryshimi aq i shpeshtë i ministrave . Ka ministra që kanë ardh e kanë shkuar e opinion as nuk ka arritë të jua mësojë emrat. Po presim rezultat nga ministri i ri, nëse ju referohemi të kaluarës rezultatet mund të jenë të zbehta”, ka shtuar ai. Sa i përket institucioneve të sigurisë, Selimi ka përmendur edhe AKI’në. “Edhe në AKI kanë ndodhur zhvillime që e kanë lënduar këtë institucion, opinioni tashmë e di që në krye ka ardh një person që paraprakisht do të duhej të shkarkohej nga skandalet që i ka pasur. Në vend që të shkarkohej nga policia ai është emëruar shef i AKI’së”, ka thënë ai duke folur për shefin e AKI’së, Shpend Maxhunin.

Edhe Inspektoratit të policisë sipas tij duhet t’i numërohen skandalet. Ndërkaq, sa i përket policisë ai ka thënë se ka dështuar të ofrojë siguri, sidomos në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje. “Ky institucion ka dështuar të ofrojë siguri më të madhe në trafik. Gjithsesi ky institucion ka dështuar të kryejë punën e vet edhe me deportimin e gjashtë shtetasve turq”, ka shtuar ai. “Qeveria ka dështuar të ofrojë dy ligje të rëndësishme për fushën e sigurisë. Ka mbetur në draft ligji për pensionimin e parakohshëm për policinë . Po ashtu edhe ligjin për shpëtim dhe zjarr fikje që ofron siguri në komunitet por edhe që do të merret drejtpërdrejtë me zjarrfikësit që janë në gjendje shumë të rendë. Ata kanë pasur edhe protesta, thirrje e peticione”, shton Selimi. Në fund ai ka përmendur edhe ligjet për FSK’në.