Vuçiq kundër Trumpit: Nuk jemi afër marrëveshjes me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksadner Vuçiq, teksa ka komentuar letrën që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me arritjen e një marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. ka thënë se nuk pajtohet plotësisht me të gjitha ato që janë thënë në letër, megjithatë thotë se nuk mendon se Serbia dhe Kosova janë afër arritjes së një marrëveshje.

“Letra e Trumpit flet për tri gjera. Së pari SHBA është e interesuar për të zgjidhur problemin e Kosovës, përmes një lloj kompromisi. Së dyti ajo përfshinë Trumpin për herë të parë dhe të qartë në këtë çështje, dhe e treta, do të thotë që kemi hyrë në fazën përfundimtare, gjëra me të cilat unë nuk mund të pajtohem plotësisht”, ka thënë presidenti serb, shkruan B92.

Megjithatë Vuçiq thotë se nuk beson që dialogu është në fazën përfundimtare. “Unë nuk mund të pajtohem me atë fakt, dhe mendoj se nuk jemi afër gjetjes së një zgjidhje, por më duket mua se SHBA-ja po tregon më shumë interes për të gjetur një zgjidhje. Është e mundur dhe duket erale, por nuk mendoj se është e lehtë dhe e thjeshtë, por nuk kemi ndonjë alternativë tjetër”, ka thënë presidenti ser, Vuçiq. Qëndrimin se dialogu nuk do të vazhdojë pa tërheqjen e vendimit për taksë, Vuçiq sot i ka thënë edhe Donald Tuskut. Megjithatë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë që pa njohje të shtetësisë së Kosovës nga Serbia, taksa nuk do të hiqet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here