Kjo është sfida më e madhe për politikanët e Kosovës sipas Krasniqit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi, ka folur për sfidat që i presin politikë-bërësit dhe qytetarët e Kosovës.Krasniqi ka thënë se sfida më e madhe për vendin, është ndërtimi i shtetit të së drejtës.

Sipas tij, ndërtimi i një shteti të tillë, do të thoshte shtet që nuk ka probleme me liberalizim të vizave e as me integrime në BE e NATO.

Postimi I plotë I Krasniqit:

Sfida e madhe për Kosovën, për politikë-bërësit, pushtetarët e sidomos qytetarët e Kosovës është ndërtimit të shtetit të se drejtës. Shteti se drejtës do të thotë: shtet i zhvillimit ekonomik, shtet i drejtësisë sociale, shtet i punës e i mirëqenies, shtet i dijes e i shëndetitpublik, shtet i integruar në institucionet euro-atlantike. Ndërtimi i një shteti të tillë, me parime të tilla do të thoshte shtet që nuk ka probleme me liberalizim të vizave e as me integrime ne BE e NATO. Këtë do të duhej ta ndjenin, ta shihnin e ta preknin qytetaret e Kosovës, kudo ku ata punojnë e jetojnë. Cilësia e punës, e jetës dhe e sigurisë varet shumë se çfarë shteti do të ndërtojmë! Shtet për qytetarë apo sundimtarë e pangishëm.