Në këtë vend nisi ditën Tuna, publikon pamje magjepse

Tuna Sejdiu është në mesin e artisteve më të pëlqyera shqiptare. Këngëtarja pas rikthimit me këngën “Chonga”, po punon drejt realizimit të projekteve të reja.

Pasi ka finalizuar projektin e ri, Tuna ka udhëtuar në bregdet për t’u relaksuar bashkë me vogëlushin e saj, Tianin.

Mëngjesin e hershëm e nisi me një imazh me pamje nga deti, ndërsa po mbante në krah Tianin. Për ndryshe, kënga të cilën do ta publikojë së shpejti mban titullin “Maria” dhe e sjell në duet me Seven Saraçin.