Personi që humbi jetën në vendin e punës ishte baba i 3 fëmijëve

Dita e sotme nisi me një lajm të zi pasi që një punëtor humbi jetën në vendin e punës. Ngjarja ndodhi në lagjen Arbëria, në orët e para të ditës.

Emri i të ndjerit është Milazim Bajraktari. Punëtori që merrej me fasadë ishte nga fshati Kashicë e Istogut. Mësohet  se i njëjti është aksidentuar edhe më parë nga e njëjta punë duke pësuar lëndime trupore. Jozyrtarisht mësohet se i ndjeri ishte martuar dhe kishte tre fëmijë.

Pamje arkivi nga rrezimi i nje krani ndertimi ne nje vend jashte Kosoves, por qe lidhet me punen ne ndertimtari