Universitetit të Prishtinës po i ndodhin ndryshime të mira (dokument)

Universiteti i Prishtinës rangohet në pozitën më të lartë deri tani Këto ditë Cybermetrics Lab, pjesë e Spanish National Research Council me seli në Madrid, pas një gabimi që kishte pasur në llogaritjet përfundimtare, azhurnoi listën e rangimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në ueb faqen e tyre webometrics.

Kështu, tani Universiteti i Prishtinës rangohet në pozitën 2429, që paraqet pozitën më të mirë deri më tani dhe një përmirësim të dukshëm krahasuar me vitet e kaluara (pozita 4937 në vitin 2014). Edhe më tej Universiteti i Prishtinës mbetet lider, jo vetëm në top 10 institucionet më cilësore në Kosovë, por edhe në tërë hapësirën mbarë shqiptare.

Që ka një përmirësim në përformancen e UP-së viteve të fundit, për gati 2500 vende sipas Webometrics, nuk jemi krejt meritor ne, punonjësit e universitetit! Një pjesë të meritës iu takon edhe studentëve tanë për rritjen e kërkesave të tyre për një arsim më cilësorë dhe shoqërisë civile, për një presion pozitiv, të vazhdueshëm!

Me këtë trend Universiteti i Prishtinës, dhe me pak mbështetje nga Qeveria (rritja e buxhetit për hulumtime shkencore dhe staf akademik), shpejt mund ti ofrohet universiteteve të rajonit. Urime. Shkruan Prof.Blerim Rexha në profilin e tij të facebook.