Ja si mund t’i identifikoni preparatet e mira për flokë!

Kur të mësoni se cilat produkte zbusin dhe ushqejnë flokët dhe cilat i thajnë dhe i dëmtojnë, do të jeni një hap afër t’i keni flokët që i dëshironi. Cilët përbërës duhet t’i kërkoni në produktet për kujdesin e flokëve?

Balsamet hidratuese-Zgjidhni balsam me këta përbërës të cilët u ndihmojnë flokëve që të mbajnë lagështinë: Glicerinë, Glicerilstearat, Propilen glikol, Natrium laktat, Natrium PCA. Disa alkoole-Alkoolet e yndyrshme janë të mira për kaçurrela. Ato alkoole fillojnë me shkronjë “C” ose “S”. Ceearil alkooli, Cetil Alkooli, Stearil alkooli.

Niveli i ulët i pH-së-Nëse keni flokë të thatë, kërkoni shampo, balsame, xhele, shkumë dhe tretmanë të cilat theksojnë nivelin e ulët pH në etiketat e tyre. Ato do të mbajnë lagështinë në flokë. Gjithashtu, kërkoni produkte në të cilat theksohet “hidraton intensivisht”, “kundër plakjes”, ose “mbrojtje nga nxehtësia.

Vajrat-Produktet me vajra ushqyese janë të mira për kthimin e lagështisë në flokë. Vaji i avokados, arganit dhe vaji i ullirit janë të mirë për hidratimin e flokëve të thatë.