Real Madridi arrin marrëveshje me Courtoisin!

Real Madridi ka arritur marrëveshje me portierin e Chelseat, Thibout Courtois. Sipas “Daily Mail”, drejtuesit e madrilenëve kanë gjetur akordin me gardianin belg, i cili ka pranuar kalimin e tij te fituesi i Ligës së Kampionëve.

Tani ka mbetur vetëm që klubi i Chelseat dhe Realit të gjejnë gjuhën e përbashkët për ta mbyllur këtë marrëveshje, e cila menjëherë do ta dërgonte portierin belg në “Bernabeu”.

Mediat raportojnë se shifra, e cila do të paguhet nga Reali në arkat e londinezëve është rreth 40 milionë euro, pasi portieri ka vetëm edhe një vit kontratë me “blutë”. 26-vjeçari do të plotësonte dëshirën e kamotshme të drejtuesve të Realit për të transferuar një portier të ri në skuadrën e tyre.