Blero del në shëtitje me loçkat e tij (Foto)

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi së bashku me gruan Afronën dhe vajzën Tarën kanë zgjedhur të pushojnë në një mënyrë më të veçantë.

Kështu duke vizituar kopshte zoologjike dhe duke krijuar aventura të reja. Këngëtari 39-vjeçar ka publikuar disa fotografi në “Instagram” ku shihet duke u shëtitur me një elefant me dy loçkat e tij.

“Me dy lockat e mia ne shetitje”, ka shkruar Blero mbi pamjet e publikuara. Kujtojmë se projekti i fundit i Blerim Muharremit-Bleros është “Bingo” të cilin e publikoi gjashtë ditë më parë.