10 thënie motivuese, për atëherë kur ju nevojitet motivimi, më shumë se kurrë

Disa ditë janë të lehta – energjia është e lartë, dielli ndriçon, çdo gjë duket të jetë e mundur. Por gjithmonë do të ketë kohë kur vijnë stuhitë. Gjërat shkojnë keq, njerëzit ju zhgënjejnë, dhe presioni është i lartë. Janë nga ata raste kur keni nevojë për pak frymëzim.   Ja 10 këshilla të urta, që t’ju motivojnë atëherë kur keni më shumë nevojë:Çfarëdo lloj gjëje që mendja e njeriut mund ta konceptojë dhe besojë, ajo mund edhe ta arrijë. Napoleon Hill. E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që bëni, Steve Jobs

Nëse ju ofrohet një vend në një raketë kozmike, mos pyesni se çfarë vendi! Thjeshtë hipni. Sheryl Sandberg. Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën, Harriet Tubman

Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante, dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën më kuptimplotë. Joshua J. Marine. Shumë prej nesh nuk jemi duke jetuar ëndrrat tona, sepse jemi duke jetuar frikërat tona. Les Brown

Përpiquni jo që të jeni një sukses, por që të jeni një vlerë. Albert Einstein. Mënyra më e zakonshme që njerëzit heqin dorë nga fuqia e tyre, është duke menduar që nuk e kanë atë. Alice Walker

Nëse diçka është mjaftueshëm e rëndësishme, edhe nëse shanset janë kundër jush, duhet eqë gjithësesi ta bëni atë,Disa gjëra jua kap syri, por ndiqni vetëm ato që jua kap zemra. Elon Musk