Me këtë pozë që u shfaq Kim Kardashian kërkon diçka (Foto)

Kim Kardashian është njëra nga femrat më të kompletuara kur vjen puna te pamja. Ajo ka publikuar një imazh në llogarinë e saj në “Instagram”, ku e shohim veshur me veshjen tradicionale indiane. Kim dukej shumë seksi dhe në formë përderisa merrte pozën provokuese para aparatit fotografik.

Me këtë imazh të realizuar për revistën Vogue, ajo kërkonte diçka që është fuqizimi i grave. Këtë e bënë me rastin e festës së 8 marsit, pra ditës ndërkombëtare të gruas.

“Fuqizimi i gruas, fuqizimi i gruas” kishte shkruar Kim në këto imazhe. Ndryshe, Kim Kardashian famën e madhe e ka fituar atë moment që ka vendosur që çdo imtësinë të jetës së saj private ta ndaj në shoun “Keeping up with Kardashians”.