Vdes një grua në QKUK, policia e cilëson si të dyshimtë

Pas mesnatës në Qendrën Klinike Universitare ka vdekur një grua e moshës 58-vjeçare, vdekje e cila nga policia po cilësohet si e dyshimtë. Disa burime brenda QKUK-së bëjnë të ditur se gruaja para se të sillej në Klinikë, dyshohet se ka pirë.

Policia e ka identifikuar viktimën me iniciale SH.M.

“Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për autopsi”, tha zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

Por, burime brenda QKUK-së, kanë thënë se viktima u soll me 28 dhjetor në klinikë, pas dyshimeve se ka pirë acid, ku edhe ndërroi jetë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here